KOSOVA
Në betejat më të rrepta,
në rrebeshet më të mëdha
gjithmonë bota e pa.
Pati burra të patrembur
pati dhe trima me fletë
që me duar priten rrufetë.
Tani për Kosovën, këtë bukuroshe
do çelin lule me lirinë,
bashkë me brezat që do të vijnë.
QËNDISMË
Është kënga më e bukur
Qëndisur me gishtërinj nusërie
Është këmishë për çdo stinë
E varr i hapur në zemër
Është dhembje që plas shpirtin
Unë e quaj thjesht:
Kosovë
DO TË VIJ
Qysh kur mërgova
O dhé i shenjtë
Te ti më rri mendja
S’plaket as dita as ora
Shpirti mes jush më rri
O njerëz të mi
O fusha plot begati
O male kryeqiellAra mbushur me diell
Vendlindja ime e ngrohta foleMe pemë e bar
Me zogj e dhé
Kosovë
Me baltën tënde u gatova
Me qumështin tënd u madhova
Me mallin tënd po përvëlohem
Kosovë
Pa ty o Nënë
Pa dorën tënde të ngrohtë
O e shtrenjtë po ikën kjo jetë
Pa ty o Atë pa këshillën atërore
Pa përqafimin tënd motër
Pa sytë e tu vëlla
Pa ju shokë
Ooo
Gjithë jetën më mungoi
Ngrohtësia e diellit njerëzor
E malli djeg për ju njerëzPër fusha e male
Për kroje e përroje Për gjethe e bar shi e borë
Për ty KosovëPër ty Kosova ime
Këndova gjithë jetën
Me zërin e mekur të mërgimtaritMe mallin e pashuar të poetit
Për ty Kosova ime një ditë
Do të vij te ju o male të bukura
O fusha të uruara
Me Drini me Ibrin me Llapin përmes
Do të vij në zemrën tuaj
Male që rritni veç shqiponja
Do të vij në Kosovën e lirë
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen