Freitag, 21. Januar 2022

Nazmi Rudari: KOSOVË

Nazmi Rudari

KOSOVË

Ti det i gjallë e i gjerë i pavdekshëm përjetësie,
Ti dashuri e stërgjyshave, gjyshave mbi dashuritë.
E gatuar, e punuar, miliona vjet rrugë dite dritë!
Deri në kopshtin e dashurisë sime je liri e rritë!

Aty ku e shkuara përgjumët, zgjohet, e bie përditë!
Ashtu si kur të goditën gjyshërit dhe stërgjyshërit!
Vjen deri tek kopshti ku piqen kumbullat, e qershitë! 
 Të cilat i mbollën të parët lirinë duke e pëshpëritë!

Thuaj kush nuk ta njohu bukën mikpritjen e kripen,
Besën, e  trimërinë, e fuqinë,e dashurinë, e rritën,
Pos bukëpërmbysëve, mercenarëve e tradhtarëve? 

Kosovë, më shekuj fisi në ty mblodhi e rriti dashuritë
I ripërtëriu i shumëzoi dhe i dorëzoi në trastë trashëgimi
Në rrugë të vështirë, në rrugë të gjatë, neve bijve dhuratë!

Kosovë o det

Kosovë o lumë, o det i qëndrueshmërisë, e lirisë
Sa shekuj rrugëtim, rrugë tepër e lodhshme, e gjatë
U mbollën e rritën, pemët e flijimit e pavdekësisë.
O mall i shpirtit tim! O  kënga e mendjes së zjarrtë!

Kosovë në ty, o kënga ime o vaj im, o dashuria ime!
Në ty rrita, trup e mendje gjymtyrë, e jam  kthye sfinks
Në ty, më thurën e kënduan ninullat, përplot përgëzime
Në ty lindi rritëm e vdes, e vdes e ngjallem përditë!

Kosovë jam aty në trastë bariu, çantë mërgimtari! 
Në shpirt e zemër shqiptari e në çantë luftëtari! 
Jam në çantë fëmijësh e studentësh e qytetarësh!

Kosovë nuk duam ta humbim, as lojën bukë e kulaç.
Me mish e kocka më qenien tonë jemi për paqe.

 Kosovë ti e di ne bijtë tuaj vdesim më dheun tënd në gji!