Sonntag, 17. Februar 2013

Vasil Marku: JAM SHPIRTI KOSOVAR


 Jam shpirti kosovar

Kah dera vjen butsia e trokitjeve të mikut
rrahja e krahve të zogjve lajmtarë
kangt e zgjimit , shtojzovallet e andrrave
e hungrimat e qenve per pesë paré...

kah dera e zemres Kosoves i lshoj za:
O, shko drejtë diellit hej martire e vjeter
lerma kurmin e nxehtë, në rreke gjakut
le ta skuqin dejve amanetin tim në leter...

kah mbasshpina vjen dhe hasmi sydjegtë
bash si zezonë e reve permbi Sharr
nse mi shkrumon djepat si kingja të pjekun
prap shpirtin jo s’mund t'ma vras' as deri n'varr.

Se un jam si ai lisi i vjeter n'shteg t'oborrit
E s'jam veç nji Adem a nan Terezë
Jam shpirti kosovar që i prij kombit
Jam pishtar që digjem per bashkim, se kam shpresë...

Xhemajl Rudi: KOSOVË

 
Kosovë

 E tera je dashuri
ne silueten tende jane syte e fshehur
eshte malli yt
endrrat e tua te fjetuna qe e presin zgjimin
 ne ty eshte nje zemer e madhe sa deti
nje kenge sa koha jote e arte
qe ece jehonave te blerta e te purputa te henes
kur dele ne mbremjet e kthjelleta
Ti je dashuri e heshtur
ne silueten tende gufon vrulli pa u ndi
dhe pikon ne syte e tu dashuria si te honi i erresires
kur shket nej vese
ku ndrite nje shprese
ku ndegjohet nje za
dhe nje kenge ku fillon me u ndi
dhe pershperitin zogjte neper deget e gjelberta
dhe ne qerpike
rrjedh nje deshire e re, dhe shket syve te tu, nje ndjesi e thelle

Ymer Nurka: KOSOVË


 
KOSOVË...!
 
(me rastin e 5 vjetorit te pavaresise)

Kurrë më të kuqe, se sot nuk të kam parë Kosovë...
Me dritë shpirtrash, që treten si qirinj...
Mbi shandanë zemrash të ngritur gjer në qiell,

E tej horizontesh të hapura të lirisë.
Shpresa thërret ,
Thërret e buçet :
-Qëndro Burrnesh!
Qëndro!

Se gjiri yt, paska mëkuar legjenda ndër mote,
Se gjaku yt, rinon e freskon çdo ëndërr...
Se zëri yt, ka forcën e gjithë kambanareve të Botës,
O bija e vogël e Globit të plakur,
Ti je aq e vogël, sa një gradë gjenerali,
Ti je aq e madhe, sa vetë pëllëmba e Zotit ...

Oh sinorët e tu, veç shënjtërohen nga plagët,
Oh këmbët e tua, nuk janë më të kërthinjta,
Ti rend e mëvetshme, me krahë të kaltër,
Përshëndetur nga kohrat, me pëllëmbë të zhuritura
Me kore zërash ritmikë, si troku i kuajve të largët...

Flamuri yt i kthjellët, bërë një me qiellin,
I vetmi ai, që mund të valvitet me frymë heronjsh,
I vetmi ai që çohet lart sapo ndjen tingujt e himnit,
I vetmi ai, pret vargjet t'i shkruhen me dritën e Diellit...
I vetmi ai, që shtërngohet nga duar dragojsh...
I vetmi ai, që ende rrëqethet nga duhmat e dimrit...

Jo Kosovë! Ti nuk je me tokë, si gjithë dherat e tjerë,
Tek poret e tua, nuk ndahen më thërmijat e baltës,
Nga rruazat e gjakut, që rrjedh nëpër deje,
Një të janë bërë plisat me plagët...
Erërat e tua, nuk janë më, si gjithe erërat që vërtiten,
Ato janë dihatja e shpirtrave, me sy të pa fjetun,
Gjysëm të gjallë nën dhe përpëliten.,
Me buzë të mekun dhe kurm të pa tretun,

Bëji të besojnë, se ke dalë në dritën e agut....
Me lajmëtarët, që çove tej pragut...!