Sonntag, 17. Februar 2013

Vasil Marku: JAM SHPIRTI KOSOVAR


 Jam shpirti kosovar

Kah dera vjen butsia e trokitjeve të mikut
rrahja e krahve të zogjve lajmtarë
kangt e zgjimit , shtojzovallet e andrrave
e hungrimat e qenve per pesë paré...

kah dera e zemres Kosoves i lshoj za:
O, shko drejtë diellit hej martire e vjeter
lerma kurmin e nxehtë, në rreke gjakut
le ta skuqin dejve amanetin tim në leter...

kah mbasshpina vjen dhe hasmi sydjegtë
bash si zezonë e reve permbi Sharr
nse mi shkrumon djepat si kingja të pjekun
prap shpirtin jo s’mund t'ma vras' as deri n'varr.

Se un jam si ai lisi i vjeter n'shteg t'oborrit
E s'jam veç nji Adem a nan Terezë
Jam shpirti kosovar që i prij kombit
Jam pishtar që digjem per bashkim, se kam shpresë...

Xhemajl Rudi: KOSOVË

 
Kosovë

 E tera je dashuri
ne silueten tende jane syte e fshehur
eshte malli yt
endrrat e tua te fjetuna qe e presin zgjimin
 ne ty eshte nje zemer e madhe sa deti
nje kenge sa koha jote e arte
qe ece jehonave te blerta e te purputa te henes
kur dele ne mbremjet e kthjelleta
Ti je dashuri e heshtur
ne silueten tende gufon vrulli pa u ndi
dhe pikon ne syte e tu dashuria si te honi i erresires
kur shket nej vese
ku ndrite nje shprese
ku ndegjohet nje za
dhe nje kenge ku fillon me u ndi
dhe pershperitin zogjte neper deget e gjelberta
dhe ne qerpike
rrjedh nje deshire e re, dhe shket syve te tu, nje ndjesi e thelle

Ymer Nurka: KOSOVË


 
KOSOVË...!
 
(me rastin e 5 vjetorit te pavaresise)

Kurrë më të kuqe, se sot nuk të kam parë Kosovë...
Me dritë shpirtrash, që treten si qirinj...
Mbi shandanë zemrash të ngritur gjer në qiell,

E tej horizontesh të hapura të lirisë.
Shpresa thërret ,
Thërret e buçet :
-Qëndro Burrnesh!
Qëndro!

Se gjiri yt, paska mëkuar legjenda ndër mote,
Se gjaku yt, rinon e freskon çdo ëndërr...
Se zëri yt, ka forcën e gjithë kambanareve të Botës,
O bija e vogël e Globit të plakur,
Ti je aq e vogël, sa një gradë gjenerali,
Ti je aq e madhe, sa vetë pëllëmba e Zotit ...

Oh sinorët e tu, veç shënjtërohen nga plagët,
Oh këmbët e tua, nuk janë më të kërthinjta,
Ti rend e mëvetshme, me krahë të kaltër,
Përshëndetur nga kohrat, me pëllëmbë të zhuritura
Me kore zërash ritmikë, si troku i kuajve të largët...

Flamuri yt i kthjellët, bërë një me qiellin,
I vetmi ai, që mund të valvitet me frymë heronjsh,
I vetmi ai që çohet lart sapo ndjen tingujt e himnit,
I vetmi ai, pret vargjet t'i shkruhen me dritën e Diellit...
I vetmi ai, që shtërngohet nga duar dragojsh...
I vetmi ai, që ende rrëqethet nga duhmat e dimrit...

Jo Kosovë! Ti nuk je me tokë, si gjithë dherat e tjerë,
Tek poret e tua, nuk ndahen më thërmijat e baltës,
Nga rruazat e gjakut, që rrjedh nëpër deje,
Një të janë bërë plisat me plagët...
Erërat e tua, nuk janë më, si gjithe erërat që vërtiten,
Ato janë dihatja e shpirtrave, me sy të pa fjetun,
Gjysëm të gjallë nën dhe përpëliten.,
Me buzë të mekun dhe kurm të pa tretun,

Bëji të besojnë, se ke dalë në dritën e agut....
Me lajmëtarët, që çove tej pragut...!

Donnerstag, 10. Januar 2013

Haxhi Muhaxheri: KOSOVËS

 
KOSOVËS
 
Emrin lakuar ta kanë ndër shekuj
pritë të zinin keqas djalli e i biri
Po ti stuhive u bëje ball
Me lutjen për të madhin
Për atë bimë dardane
Këngën e mortit ktheve në këngë lavdie
Kosova ime diell (i)lirie
 
Maj 2011

Freitag, 2. November 2012

Vasil Tabaku: TË PUTH KOSOVA IME


 
TË PUTH KOSOVA IME
 
E dua Kosovën
E dua
dhimbjen e sajë prej guri
E dua
driten prej ënderrash
Ndërsa buron
mbi shpresën tonë të përgjakur...
Kosovë,
ti dashuria dhe dhimbja ime
praj ajri, drite dhe qiejesh,
hedhur mbi supet e mi
si balada zjarri .
Kosovë
ti dashuria
dhimbja ime prej shiu
dhe rrufeshë përveluese.
Mbi malet e bardhë
si aedë popullor.
ku këga mbetet lart
si një aureolë dielli
Të puth Kosova ime
Ti zemra ime.
Dashuria ime.
Dhimbja ime
Malli im,
Mëngjesi,
mesdita
dhe mbrëmja ime e fundit....

Tirane mars 2008
 
 


 Përtej vdekjes

Kosova ime
Unë pash
Si digjej fjala
Zjarret të ngrinin në horizont
Si diej të ftohtë akulli
Zërat e akullt ecin në rrugë
Statujat e munguara
midis njerëzve statuja.
Bota
Lexonte heshtjen
Me zë të lart…
Me buzëqeshjen ndër duar
Kosova
Me varret më të bukur se shtëpitë,
Mermerit ngadale..
Ju të vdekur të gjallë
Për ku nxitoni?
Përtej vdekjes
Matan jetës
Kush mund t!ju presë…?
Nga vini ju të gjallëvdekur
Me ecjen
e thyer, me fjalën e vrarë
Ju të vdekur të gjallë
Mbështjellë me qefinin e heshtjes sonë?

Prishtine korrik, 2008

 

 Ajkuna vajton Omerin

Shtator heshtjeje
Kam ndalur
Mbi bjehsket e KOSOVES …
Mbi qerpikët e gjatë
Hëna
Ka mbetur si krah pëllumbi
Ngatërruar nëpër degë…

Poshtë degëve lëvizëse
Bie shi…
Me retë e zeza
Ka mbështjellë flokët e bukura,
me një copë qiell
Ajkuna
Fshin lotët e derdhur për Omerin

Vetëtimat
Ka varur në qafë
Me yjet si gurë të çmuar.

Dhimbja
Malet ka mbuluar tej e ndanë
E sinqertë si dëbora
E ftohtë si bryma…


Gjakove , shtator 2009
 
 

 Bashkëkohore

Vështroj zogun
si digjet i dehur
në këngën e vet
Ndër duar
mbaj rruzujt përvëlues të lotëve…
Kam fjetur
në shtratin e dhimbjes
mbi xhamat e thyer të heshtjes…
KOSOVA për mua
ende mbetet një fjalë e palexuar…
Eshte ende e palexuar dhimbja fisnike
Dhe emrat e martireve te KOSOVËS
Të palexuar janë
Zërat e fëmijëve në agun I lirisë
Është ende i palexuar
Zjarri i shpirtit te KOSOVËS…


Janar 2009




Baladë Kosovare

Shpirti im
n jë tufë zjarresh
nëpër muzgun e trishtuar.
Zog i vrarë
regëtinë
zemra e kafshuar…
KOSOVË
Kaprollja e bukur e BALLKANIT,
për ty
dhe tërë errësirsn tënde
Kam në dorë
një qiri të ndezur.
Digjen gishtat e mi
ndizen shpresat…
Mbase ndrijnë ca çaste…


Dhjetor 1995

Samstag, 9. Juni 2012

Ragip Dragusha: Mos u tut Kosove Kreshnike


Mos u tut Kosove Kreshnike

Per njate Zot qe s’ka t’marue
Per njat zjarr qe m’djege ne gji

Per n’kjofte puna me luftue
Per ty Kosove, bahem fli.

Se kur besen e pat dhane
Shqiptari nje fis ka shue
Per n’kjofte puna t’desim tane
Nuk lam’ kend’, ty me t’pushtue.

Sot o kur na zot me t’dalun
Hapni syte! Ju, paria
Kush tradheton Ahtisarin
Nuk ka vorr per eshtnat tia.

Kujt‘ n’bes nuk i kam shkelun
Por kend' s’la per me m’sundue
Qyshe prej sot, Kosove jam veshun
N’krahin tand’ per me luftue.

Une e dij se ujku I vjeter
N’grahma t’fundit ulerine
Sot ka ndrue l’kure tjeter
Tuj perdore diplomacine.

Here me dhune e her’ me fjale
Porsi dhelpra edhe rrusht’e
Tash qi boja I ka dale
Don me vesh, pallto n’Gusht’e

Bini pra ju trima t'sodit
Per njat' toke qe kem gjakue
Mitrovica qysh prej motit
Vec shqiptart' e kan sundue.

Bini pra ujkut te vjeter
Kend' mos t’lame me na perzi
Kush mendon n’doj zgjidhje tjeter......
E ka emnin vec tradh’ti.
 

Donnerstag, 7. Juli 2011

Shyhrete Ahma: Në KOSOVEN TONË

Në KOSOVEN TONË

Me doren e vockel fshin lotin mbi qepallë....
voglushi i mjerë, urisë s'mund ti bëj ballë.

Që në mëngjesin e hershëm shumë i uritur....
dua buk nënë, kërkon ende pa u ngritur.

I lodhur, fytyrëzbehur, në naten e pa gjumë...
një shqetsim përmbrenda, e mundonte shumë.

Edhe pse i vogel. ishte mbushur me halle...
athua ne kete ditë, do t' ketë buk--vallë?

Nënë mjera nënë, lotet nëpër faqe...
me pellembë të dores, mshef fytyren dhe qante.

Prit o zogu i nënës, ka shkuar babi t' punojë...
nëse ka gjetur diç....pune krahu, të fitojë.

I gjori njeri, duart erashke që gjak pikojnë...
pyet zotëriun ... ka gje të ngarkojë e të ndihmojë?.

Bart gjëra të renda, të blera nga zotërinj të rëndë...
me krahet e tij të tharë, dhe i tëri i vrarë.

Lutet për një punë...që t'fitojë dhe buken thatë...
që edhe një ditë t'kalojnë, urinë fëmijet e ngratë.

Kjo është realja e sodit e kohes sonë...
uria dhe skamja është në këtë Kosovë.

Shifet dhe kuptohet, se nuk ka përmirësim...
në qeverinë e sodit, s'mund të ketë besim.

Rruget e stërmbushura me lypsë e lypsare....
fëmijë të pa rritur, endacakë rrugëve të ndarë.

Ky fakt i mjerë është duke u rrënjosur më thellë....
mjerimi dhe skamja, si fidane ështe duke u mbjellë.

Ndëgjohen klithma, dhe psherëtima të dhimbjes...
nga zëra te njomë të fëmijëve, që janë larg dijes.

Adëgjoni o popull, a ka njerëz të mirë ende sot?!...
si do behet halli për ne, si do jetojmë në këtë bot.
                      Kjo është realja në Kosoven tonë