Montag, 24. Juni 2013

Hyqmet Hasko: Erdha tek ti Kosovë


ERDHA TEK TI KOSOVË NE TREKEBDESHIN PAQESOR.

Gjithmonë kam ëndërruar me mendje dhe me shpirt,
ta njihja hartën e trupit tende te shumëvuajtur Kosovë,
për lirinë tende zemra më ndizej flakë e syri shkrepte dritë,
po për shumë vite nuk ta fali askush, me lumenj gjaku e fitove.

Perden e hekurt të shkjajve dhe të pandershmes Evropë,
me grushtin e shpirtit dhe me flakërime zemre e copëtove,
që të vinte liria për ty vesoi dhe qielli e derdhi shumë lot,
për ata që jetën s’e kursyen, po u flijuan për këtë copë tokë.

Unë sot erdha tek ti Kosovë, në trekëndëshin paqësor,
në këtë vend begatie, ku vetë zoti me gjithë shpirt e bekoi,
dhe vargjet shpirtërore me ndizen si tufë me meteorë,
për këtë tokë që poezinë e shpirtit flakërim ma kërkoi.

Erdha tek ti, Kosovë, siç vjen biri te nëna e shumëvuajtur,
dhuratë të solla këtë poezi me vargjet mjaltë të shpirtit tim,
dhe një flamur kombëtar ta vendos mbi ballin tënd të bukur,
t’i qëndrojë krenarisht kombit që shpirtërisht s’pati kurrë copëtim.

Keine Kommentare:

Kommentar posten