Freitag, 12. Juli 2013

Shkurte Nekaj: Erdha Kosove

 
Erdha Kosove

Permes qiellit krahapur po vij tek ti
Me prit Kosove qe ta shuaj mallin
Hape krahet te te marr ne gji

Ia nderro emrin ketij mergimtari

Kosove ti njoh dhimbjet
Dheun qe ujite me gjak
Ti njoh lotet Kosove
Qe jam mbytur ne ta si n’dete

Erdha Kosove,ne prehrin tend nene
Une jetim pa ty brigjeve te botes
Bredh I vetmuar si dallge e trazuar
Vetem ne gjirin tend jeta ka kuptim

U ktheva Kosove te gjej streh ne rruget qe u rrita
Rrugicave qe u fshihja ne lojrat e femijerise
Ne luadhe ku keputesha lule per festen e nenes
Kthehem sot ne prehrin e saj qe dikur dhumshem lamtumire I thash

Erdha Kosove ne kete stine te darsmave
Nga skajet e botes ku stinet s’nderrohen kurre
Erdha Kosove si nje zog shtegtar
Qe shetit boten me zemer te vrar,e zemren ka tek ti.


Istog 12.07.2013

Montag, 24. Juni 2013

Hyqmet Hasko: Erdha tek ti Kosovë


ERDHA TEK TI KOSOVË NE TREKEBDESHIN PAQESOR.

Gjithmonë kam ëndërruar me mendje dhe me shpirt,
ta njihja hartën e trupit tende te shumëvuajtur Kosovë,
për lirinë tende zemra më ndizej flakë e syri shkrepte dritë,
po për shumë vite nuk ta fali askush, me lumenj gjaku e fitove.

Perden e hekurt të shkjajve dhe të pandershmes Evropë,
me grushtin e shpirtit dhe me flakërime zemre e copëtove,
që të vinte liria për ty vesoi dhe qielli e derdhi shumë lot,
për ata që jetën s’e kursyen, po u flijuan për këtë copë tokë.

Unë sot erdha tek ti Kosovë, në trekëndëshin paqësor,
në këtë vend begatie, ku vetë zoti me gjithë shpirt e bekoi,
dhe vargjet shpirtërore me ndizen si tufë me meteorë,
për këtë tokë që poezinë e shpirtit flakërim ma kërkoi.

Erdha tek ti, Kosovë, siç vjen biri te nëna e shumëvuajtur,
dhuratë të solla këtë poezi me vargjet mjaltë të shpirtit tim,
dhe një flamur kombëtar ta vendos mbi ballin tënd të bukur,
t’i qëndrojë krenarisht kombit që shpirtërisht s’pati kurrë copëtim.

Donnerstag, 16. Mai 2013

Bilal Xhaferri: KOSOVA


Bilal Xhaferri

KOSOVA

Kosova
Me ndarje dhe nenndarje gjeografike
Me ndarje dhe nenndarje historike
Kosova
Qe nga ujrat e kulluara te Ohrit
Deri ne erresiren e minierave te Mitrovices
Qe nga brigjet e kaltra te Ulqinit
Deri ne Qelekullen e ne fushen e Nishit
Kosova
Fushe e begatshme me fruta e grunore
Qe bie ere pranveres e tera lule molle
Kosova me male kreshnike
Male te zhveshur me pisha e bredhishte
Qe e rrahin qiellin me krahe shqipesh
Qe e dehin diellin me arome rreshire
Qe e ndezin qiellin me zbardhellime debore
Kosova
Krahine shqiptare qe ne fillim te saj
Toke e Manastirit
E Prizerenit
E Plaves dhe e Gucise
Toke e legjendave legjendare te Gjergj Elez Alise
Kosova
Legjende e mbetur ne rrugekryq te historise
Kosova
Gjithnje ashtu si gjithnje
Me dhem te shternguar e me shpirt nder dhembe
Kosova
Ku shqiptaret flasin nje gjuhe dhe degjojne dy gjuhe
Kosova gjithnje ashtu.

Freitag, 29. März 2013

Vasil Tabaku: POEZI PËR KOSOVËN

TË  PUTH KOSOVA IME
 
E dua Kosovën
E dua
dhimbjen e sajë prej guri
E dua
driten  prej ënderrash
Ndërsa buron
mbi shpresën tonë të përgjakur...
Kosovë,
ti dashuria dhe dhimbja ime
praj ajri, drite dhe qiejesh,
hedhur mbi supet e mi
si balada zjarri .
Kosovë
ti dashuria
dhimbja ime prej shiu
dhe rrufeshë përveluese.
Mbi malet e bardhë
si aedë popullor.
 ku këga mbetet lart
si një aureolë dielli
Të puth Kosova ime
Ti zemra ime.
Dashuria ime.
Dhimbja ime
Malli im,
Mëngjesi,
mesdita
dhe mbrëmja ime e fundit....
 
Tirane   mars 2008
 

 

Përtej vdekjes


Kosova ime
Unë pash 
Si digjej fjala
Zjarret të ngrinin në horizont
Si diej  të ftohtë akulli
Zërat e akullt ecin në rrugë
Statujat e munguara
midis njerëzve statuja.
Bota
Lexonte heshtjen
Me zë të lart…
Me buzëqeshjen ndër duar
Kosova
Me varret më të bukur se shtëpitë,
Mermerit ngadale..
Ju të vdekur të gjallë
Për ku nxitoni?
Përtej vdekjes
Matan jetës
Kush mund t!ju presë…?
Nga vini ju të gjallëvdekur
Me ecjen
 e thyer, me fjalën e vrarë
Ju të vdekur të gjallë
Mbështjellë me qefinin e heshtjes sonë?
 
Prishtine  korrik, 2008
 
 
 

Bashkëkohore


Vështroj zogun
si digjet i dehur
në këngën e vet
Ndër duar
mbaj rruzujt përvëlues të lotëve…
Kam fjetur
në shtratin e dhimbjes
mbi xhamat e thyer të heshtjes…
KOSOVA për mua
ende mbetet një fjalë e palexuar…
Eshte ende e palexuar dhimbja fisnike
Dhe  emrat e martireve te KOSOVËS
Të palexuar janë
Zërat e fëmijëve në  agun I lirisë
Është ende i palexuar
Zjarri i shpirtit te KOSOVËS…
   
Janar  2009
 
 
 
 
Baladë Kosovare
 
Shpirti im
n jë tufë zjarresh
nëpër muzgun e trishtuar.
Zog i vrarë
regëtinë
zemra e kafshuar…
KOSOVË
Kaprollja e bukur e BALLKANIT,
për ty
dhe tërë errësirsn tënde
Kam në dorë
një qiri të ndezur.
Digjen gishtat e mi
ndizen shpresat…
Mbase ndrijnë ca çaste…
 
 
 
Ajkuna vajton Omerin
   
Shtator heshtjeje
Kam ndalur
Mbi bjehsket e KOSOVES …
Mbi qerpikët  e gjatë
Hëna
Ka mbetur si krah pëllumbi  
Ngatërruar nëpër degë…
 
Poshtë degëve lëvizëse
Bie shi…
Me retë e zeza 
Ka mbështjellë flokët e bukura,
me një copë qiell
Ajkuna  
Fshin lotët  e derdhur për Omerin
 
Vetëtimat
Ka varur në qafë
Me yjet si gurë të çmuar.
 
Dhimbja
Malet ka mbuluar tej e ndanë
E sinqertë si dëbora
E ftohtë si bryma…
   
Gjakove , shtator 2009

Sonntag, 17. Februar 2013

Vasil Marku: JAM SHPIRTI KOSOVAR


 Jam shpirti kosovar

Kah dera vjen butsia e trokitjeve të mikut
rrahja e krahve të zogjve lajmtarë
kangt e zgjimit , shtojzovallet e andrrave
e hungrimat e qenve per pesë paré...

kah dera e zemres Kosoves i lshoj za:
O, shko drejtë diellit hej martire e vjeter
lerma kurmin e nxehtë, në rreke gjakut
le ta skuqin dejve amanetin tim në leter...

kah mbasshpina vjen dhe hasmi sydjegtë
bash si zezonë e reve permbi Sharr
nse mi shkrumon djepat si kingja të pjekun
prap shpirtin jo s’mund t'ma vras' as deri n'varr.

Se un jam si ai lisi i vjeter n'shteg t'oborrit
E s'jam veç nji Adem a nan Terezë
Jam shpirti kosovar që i prij kombit
Jam pishtar që digjem per bashkim, se kam shpresë...

Xhemajl Rudi: KOSOVË

 
Kosovë

 E tera je dashuri
ne silueten tende jane syte e fshehur
eshte malli yt
endrrat e tua te fjetuna qe e presin zgjimin
 ne ty eshte nje zemer e madhe sa deti
nje kenge sa koha jote e arte
qe ece jehonave te blerta e te purputa te henes
kur dele ne mbremjet e kthjelleta
Ti je dashuri e heshtur
ne silueten tende gufon vrulli pa u ndi
dhe pikon ne syte e tu dashuria si te honi i erresires
kur shket nej vese
ku ndrite nje shprese
ku ndegjohet nje za
dhe nje kenge ku fillon me u ndi
dhe pershperitin zogjte neper deget e gjelberta
dhe ne qerpike
rrjedh nje deshire e re, dhe shket syve te tu, nje ndjesi e thelle

Ymer Nurka: KOSOVË


 
KOSOVË...!
 
(me rastin e 5 vjetorit te pavaresise)

Kurrë më të kuqe, se sot nuk të kam parë Kosovë...
Me dritë shpirtrash, që treten si qirinj...
Mbi shandanë zemrash të ngritur gjer në qiell,

E tej horizontesh të hapura të lirisë.
Shpresa thërret ,
Thërret e buçet :
-Qëndro Burrnesh!
Qëndro!

Se gjiri yt, paska mëkuar legjenda ndër mote,
Se gjaku yt, rinon e freskon çdo ëndërr...
Se zëri yt, ka forcën e gjithë kambanareve të Botës,
O bija e vogël e Globit të plakur,
Ti je aq e vogël, sa një gradë gjenerali,
Ti je aq e madhe, sa vetë pëllëmba e Zotit ...

Oh sinorët e tu, veç shënjtërohen nga plagët,
Oh këmbët e tua, nuk janë më të kërthinjta,
Ti rend e mëvetshme, me krahë të kaltër,
Përshëndetur nga kohrat, me pëllëmbë të zhuritura
Me kore zërash ritmikë, si troku i kuajve të largët...

Flamuri yt i kthjellët, bërë një me qiellin,
I vetmi ai, që mund të valvitet me frymë heronjsh,
I vetmi ai që çohet lart sapo ndjen tingujt e himnit,
I vetmi ai, pret vargjet t'i shkruhen me dritën e Diellit...
I vetmi ai, që shtërngohet nga duar dragojsh...
I vetmi ai, që ende rrëqethet nga duhmat e dimrit...

Jo Kosovë! Ti nuk je me tokë, si gjithë dherat e tjerë,
Tek poret e tua, nuk ndahen më thërmijat e baltës,
Nga rruazat e gjakut, që rrjedh nëpër deje,
Një të janë bërë plisat me plagët...
Erërat e tua, nuk janë më, si gjithe erërat që vërtiten,
Ato janë dihatja e shpirtrave, me sy të pa fjetun,
Gjysëm të gjallë nën dhe përpëliten.,
Me buzë të mekun dhe kurm të pa tretun,

Bëji të besojnë, se ke dalë në dritën e agut....
Me lajmëtarët, që çove tej pragut...!

Donnerstag, 10. Januar 2013

Haxhi Muhaxheri: KOSOVËS

 
KOSOVËS
 
Emrin lakuar ta kanë ndër shekuj
pritë të zinin keqas djalli e i biri
Po ti stuhive u bëje ball
Me lutjen për të madhin
Për atë bimë dardane
Këngën e mortit ktheve në këngë lavdie
Kosova ime diell (i)lirie
 
Maj 2011